EKIPI

Kajo: Nuk largohem nga kuçovarët



Gjatë kampionatit që sapo përfundoi, boshti i Naftëtarit ishte i përbërë me futbollistë kuçovarë, të cilët kanë sezone që luajnë së bashku.
Rënia në Kategorinë e Dytë mund të shoqërohet edhe me largime, por gjithsesi një pjesë e futbollistëve titullarë kanë siguruar për vazhdimësi te Naftëtari edhe në të ardhmen.
Qendërmbrojtësi Erion Kajo pohoi:
“Normalisht është një moment i vështirë, ku përjetojmë akoma rënien në të Dytën. Nuk duhet të zbrisnim, pasi kishim një skuadër të fortë për të përballuar çdo kundërshtar. Kjo u dëshmua dhe në disa takime me ekipet pretendente, ku ne kemi arritur të merrnim pikë. Por, për fat të keq, u paragjykuam dhe këto na dëmtuan. Personalisht do të jem pjesë e Naftëtarit edhe për sezonin e ri”.






No comments:

Post a Comment